Pamje mahnitëse, koha kur stadiumi “Fadil Vokrri” ishte i mbushur me 50 mijë persona

  • E.K /
  • 19 October 2020 - 12:06
Pamje mahnitëse, koha kur stadiumi “Fadil Vokrri” ishte i mbushur me 50 mijë persona

Me 18 shator të vitit 1999, stadiumi i qytetit të Prishtinës, që sot mban emrin e legjendës së Futbollit “Fadil Vokrri”, kishte mbi 50 mijë persona brenda. Të gjithë ata ishin mbledhur për të parë paradën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Parada e fundit e UÇK’së para shpërbërjes në TMK në stadiumin e Prishtinës u mbajt me datën 18 shtator 1999 ku edhe u bë nënshkrimi i çarmatimit të UÇK’së mes Hashim Thaçit dhe gjeneralit të KFOR Michael Jackson me datën 22 shtator 1999.

Kujtojmë, që sivjet janë bërë 20 vjet nga themelimi i TMK’së, ku sipas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë, ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s, KFOR-it, në Kosovë në vitin 1999 filloi edhe transformimi i UÇK’së, duke përfunduar në vitin 2000.

Udhëheqësi i parë i TMK’së u emërua Gjeneral-lejtnant, Agim Çeku. Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK’së në atë kohë ishin veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet, ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara, ndihma në pastrimin e fushave të minuara, ndihma për ri-ndërtimin dhe komunitetet.

TMK’ja u themelua në kohën e fillimit të organizmit institucional të vendit, që po ndodhnin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, e cila rritej e forcohej por në kushte jo të mira dhe paga të ulëta.

(Kosova Sot Online)