Dëmtim i frikshëm në organin gjenital, futbollisti i kampionëve të Brazilit largohet nga fusha me njolla gjaku

  • G.G /
  • 20 October 2020 - 10:42
Dëmtim i frikshëm në organin gjenital, futbollisti i kampionëve të Brazilit largohet nga fusha me njolla gjaku

Një dëmtim i frikshëm u regjistrua në ndeshjen e kampionatit brazilian mes Flamengos dhe Korinthiasit. Mbrojtësi 27-vjeçar, i kampionëve të Flamengos, Gustavo Henrikue, u shkel aksidentalisht nga kundërshtari në zonën intime të organit gjenital, duke shkaktuar gjakëderdhje.

Henrike fillimisht u largua nga fusha për të ndryshuar tutat e shkurtra të cilat ishin mbuluar nga njollat e gjakut, teksa në minutën e 39-të e kishte të pamundur të vazhdonte duke u zëvendësuar nga Gabriel Noga, teksa u dërgua menjëherë në dhomat e zhveshjes, teksa mjekët ndaluan gjakderdhjen.

Imazhi i tutave të tij të gjakosura në organin gjenital ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit.

(Kosova Sot Online)