Zidane pas humbjes kundër Shakhtarit: Do ta gjej një zgjidhje

  • S.A /
  • 22 October 2020 - 08:44
Zidane pas humbjes kundër Shakhtarit: Do ta gjej një zgjidhje

Zinedine Zidane është i bindur se ai është njeriu i duhur për ta drejtuar Real Madridin, edhe pas një humbjeje tjetër tronditëse në shtëpi të mërkurën kundër Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se klubit ukrainas i munguan 10 futbollistë të prekur nga koronavirusi.

Skuadra e Real Madridit, e në veçanti Zidane, janë nën presion të madh kohëve të fundit, pas dy humbjeve radhazi në shtëpi, kundër Cadizit në La Liga këtë fundjavë dhe tani kundër Shakhtarit në Evropë.

Zidane është kritikuar ashpër për taktikat dhe përzgjedhjet e tij në këto dy ndeshje ndaj ekipit të sapopromovuar në La Liga dhe atij ukrainas në një hapësirë prej katër ditëve.

“Unë jam në gjendje ta rregullojë këtë gjendje dhe këtë do të përpiqem ta bëj”, tha Zidane pas ndeshjes.

“Edhe lojtarët e mi do të përpiqen, po ashtu. Do të kërkojmë të gjejmë zgjidhje dhe do ta gjejmë një. Tani duhet të përgatitemi për ndeshjen e së shtunës (kundër Barcelonës)”, shtoi ai.

Trajneri francez i pranoi se lojtarëve të tij po iu mungon vetëbesimi.

“Ndihemi keq, natyrisht. Bëmë gabime te goli i parë dhe pastaj na mungoi vetëbesimi. Në pjesën e parë nga mungoi gjithçka. Ishte një natë e keqe, një ndeshje e keqe. Unë jam trajneri dhe mua më takon të gjej zgjidhje dhe do ta gjej një sonte”, nënvizoi ai.

(Kosova Sot Online )