Zidane “frikësohet” të flasë për El Clasico

  • S.A /
  • 22 October 2020 - 14:20
Zidane “frikësohet” të flasë për El Clasico

Pak ditë para El Clasicos, Real Madridi i Zinedine Zidane është mposhtur dy herë me radhë për të lënë shumë dyshime para ndeshjes me Barcelonën.

Los Blancos, pas humbjes befasuese nga Cadiz në La Liga, në njëfarë mënyrë u turpëruan në Ligën e Kampionëve nga Shakhtari, duke u mposhtur 2-3 në Alfredo Di Stefano.

Momentalisht, Reali i Zinedine Zidane është pa identitet loje, edhe ato ndeshje që i ka fituar, kanë ardhur me shumë vështirësi, dhe pak gola.

Testi i radhës ku mund të fundoset anija e Zidane është Barcelona, kur Reali të shtunën të zbresë në ‘Camp Nou’.

Para këtij takimi, pas ndeshjes në Champions, Zidane në njëfarë mënyre ka heshtur, pasi e di qartë, me këtë formë që ka skuadra e tij, do të hetë problem sfida e radhës.

“Nuk do të flas. Do të përgatitemi për ndeshjen e së shtunës. Çfarë mund të them për njerëzit që flasin? Asgjë. Do të shohim. Për ne është më rëndësi të qëndrojmë të qetë tani, çfarëdo që them nuk është pozitive. Është natë e keqe dhe do ta ndryshojmë këtë”, deklaroi Zizu.

(Kosova Sot Online )