Ronaldo i ishte ofruar PSG-së

  • A.P /
  • 23 tetor 2020 - 18:10
Ronaldo i ishte ofruar PSG-së

Juventusi ishte i gatshëm ta shiste yllin portugez për 60 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës

Cristiano Ronaldo ishte në prag të largimit nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës.

Pas dështimit në Ligën e Kampionëve në dy sezonet e fundit, “Zonja e Vjetër” po mendonte ta shiste yllin portugez.

Menaxheri i futbollistit, Jorge Mendes ia kishte ofruar pesë herë fituesin e Topit të Artë Paris Saint-Germainit.

E përditshmja franceze “L’Equipe” shkruan se Juve ishte e gatshme ta shiste 35 vjeçarin për 60 milionë euro.

Mirëpo, PSG-ja e kishte hedhur poshtë këtë mundësi pasi ishte prekur nga kriza ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi.

Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit dhe Real Madridit ka kontratë me Juven deri në vitin 2022.

Në klubin torinez ai paguhet 31 milionë euro në vit. 

(Kosova Sot Online)