Akili vazhdon rrugën për medalje, ndalet Laura

  • E.K /
  • 24 October 2020 - 13:49
Akili vazhdon rrugën për medalje, ndalet Laura

Akili fiton dhe vazhdon luftën për medalje, Laura eliminohet në Grand Slamin e Xhudos në Busapest të Hungarise.

Pas një lufte të ashpër, që zgjati rreth 10 minuta, Akil Gjakova mposhti gjeorgjianin, Lasha Shavdatuashvilli, për të vazhduar rrugën për medalje në kategorinë -73 kg.

Gjeorgjiani është medalist i bronztë Olimpike Rio 2016 dhe medalist i artë Olimpik Londra 2012, por Akili e shpartalloi atë.

Derisa Grand Slami i Xhudos që po mbahet në Busapest të Hungarise ka përfunduar për Laura Fazliun.

Ajo në (-63 kg) nuk arriti ta kalojë edhe pengesën e dytë, hungarezen Szfi Ozbas.

Laura fitoi vetëm një luftë, atë kundër serbes Anja Obradoviq.

Me një fitore, Laura shtoi 100 pikë Olimpike në llogarinë e saj për normën Olimpike Tokyo 2020.

(Kosova Sot Online)