“Nuk do ta presim më Napolin, për tre muaj Hysaj do të nënshkruajë me kë të dojë”

  • A.P /
  • 26 October 2020 - 23:18
“Nuk do ta presim më Napolin, për tre muaj Hysaj do të nënshkruajë me kë të dojë”

Elseid Hysaj do të jetë lojtar i lirë t’i bashkohet kujt t’ia do zemra në afatin kalimtar të janarit, thotë agjent i mbrojtësit shqiptar, Mario Giuffredi.

Ai thotë se është lodhur duke vrapuar pas Napolit për të gjetur një marrëveshje për rinovimin e kontratës së Hysajt.

“Napoli ka tre mbrojtës të djathtë dhe Gattuso mund të zgjedhë atë që do të luajë titullar. Pra, është e vështirë të gjesh më mire për këtë rol. Hysaj, që kur arriti Gattuso, po bën shumë mirë. Vetëm me Ancelotti ka pasur një rënie”, tha Giuffredi për “Radio Punto Nuovo”.

“Rinovimi i Hysajt nuk është i lidhur me atë të Gattuso. Unë kam qenë duke vrapuar pas Napolit prej dy vitesh për rinovimin, por tani jam lodhur. Ofertat që ka marrë? Nëse Napoli bën propozimin e duhur, atëherë Hysaj do të qëndrojë, përndryshe për tre muaj do të nënshkruajë me këdo që i pëlqen. Ai nuk duhet të qëndrojë vetëm se Gattuso e kërkon këtë, por sepse Napoli duhet të besojë në të. Lojtari dhe unë duam të presim për një moment, sepse, përveç me Ancelotti, ai gjithmonë ka pasur kënaqësinë të qëndrojë te Napoli”. 

(Kosova Sot Online)