Reagon Gomez, pasi u tha se Ilici ra në depresion gjoja se u tradhtua nga bashkëshortja

  • G.G /
  • 27 October 2020 - 12:57
Reagon Gomez, pasi u tha se Ilici ra në depresion gjoja se u tradhtua nga bashkëshortja

Papu Gomez ka zbuluar se bashkëlojtari i vet te Atalanta, Josip Ilicic, kishte rënë në depresion gjatë verës për shkak se ishte infektuar me koronavirus, duke i hedhur poshtë thashethemet slloveni e kishte nga tradhtia që gjoja ia kishte bërë bashkëshortja.

Ilicic nuk ishte kthyer në fushë pas pushimit të detyruar nga pandemia në mars, duke e humbur pjesën e dytë të sezonit 2019/20.

Mungesa e tij e gjatë u bë bujë në media dhe pati thashetheme se ai kishte rënë në depresion të thellë sepse gjoja ishte tradhtuar nga bashkëshortja.

Por Gomez ia ka lënë fajin koronavirusit për mungesën e tij dhe problemet jashtë fushës.

“Ai e kishte koronavirusin dhe ra në depresion. Vjen një cast kur koka pëlcet. Ai është mira tani”, tha Gomez për Ilicicin. 

(Kosova Sot Online)