Ronaldo, prapë pozitiv me Covid

  • A.P /
  • 27 October 2020 - 21:51
Ronaldo, prapë pozitiv me Covid

Cristiano Ronaldo është testuar pozitiv me COVID-19, ka shkruar Sky Sport Italia, kështu që ai pritet  të mungojë në ndeshjen Juventus-Barcelona që do të zhvillohet nesër

Ronaldo ka qenë në vetizolim prej që u testua pozitivë më 13 tetor ku u testua pozitiv sa ishte me Kombëtaren e Portugalisë. Ai u kthye me një avion privat në mbikqyrje të autoriteteve vendor.

Ai ishte asimptomatik gjatë gjithë kohës, kështu që ende nuk është i pastër pasi që nuk ka rezultuar negativ në dy teste brenda 24 orëve.

Pritet që të kryhen edhe disa procedura mjekësore që kanë filluar që nga java e kaluar, por prapë se prapë ai është testuar pozitiv edhe sot.

Megjithatë, Sky Sport Italia raportoi këtë mbrëme që rezultatet tregojnë që ai është ende pozitivë.

35 vjeçari nuk ka luajtur që nga data 11 tetor, në barazimin e Portugalisë kundër Francës.

(Kosova Sot Online)