FFK e paralajmëron lojën e Kosovës me foton e Berishës! A po kthehet Bernardi?!

  • S.A /
  • 28 October 2020 - 11:42
FFK e paralajmëron lojën e Kosovës me foton e Berishës! A po kthehet Bernardi?!

Bernard Berisha mund t’i kthehet Kombëtares së Kosovës qysh në muajin e ardhshëm. “Dardanët” më 11 nëntor do ta zhvillojnë një miqësore në Elbasan me Shqipërinë, kurse më 15 nëntor do të jenë mysafirë të Sllovenisë, derisa më 18 nëntor do të jenë mikpritës të Moldavisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Berisha nuk është ftuar në tri ndeshjet e fundit të Kosovës të muajit tetor shkaku i një përplasjeje me selektorin Bernard Challandes, i cili e dënoi yllin kosovar me mos-ftesë, duke shkaktuar kështu ndasi në opinion, pasi në pjesë u solidarizua me futbollistin e një pjesë e përkrahi trajnerin.

Mirëpo, në njoftimin e sotëm të FFK-së rreth miqësores aranzhuar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, komunikatën shtëpia e futbollit e ka ilustruar me një fotografi të një miqësoreje të mëhershme në mes verdh e kaltërve e kuqezinjve, ku në fokus është pikërisht Bernard Berisha.  Zakonisht, rastet e tilla merren si paralajmërime dhe u hapin rrugë spekulimeve.

Berisha po kalon nëpër një formë fantastike në kampionatin rus, ku së fundmi i realizoi dy gola dhe një asistim, duke u përfshirë sërish në formacionin e javës. 

(Kosova Sot Online )