Manchester në formë të mirë në Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 28 October 2020 - 22:56
Manchester në formë të mirë në Ligën e Kampionëve

Manchester United e ka mposhtur skuadrën e Leipzig me rezultat të thellë 3-0 në Old Trafford sonte. Rashford nga banka rezervë shënoi dy gola derisa goli i parë për “Djajtë e kuq” erdhi nga Greenëood. Manchester është në vendin e parë me tri pikë, pas tyre PSG që fituan sonte me rezultat 0-2 në Stamboll

Manchester United ka pasur një tjetër paraqitje të mirë në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur me rezultat 3-0 skuadrën gjermane Leipzig.

Manchester kaluan në epërsi në minutën e 21-të. Mason Greenwood goditi topin fuqishëm, top i cili u devijua dhe përfundoi në portën e skuadrës mysafire.

Pjesa e parë do të përfundonte me këtë rezultat .

Në pjesën e dytë inkuadrimi i Marcus Rashford e bëri edhe me dinamike ndeshjen e Manchester United, pasi që ai shënoi edhe dy gola.

Goli i parë i Rashford erdhi në minutën e 76-të kurse golin e tretë ai e shënoi dy minuta më vonë, pra në minutën e 78-të. Rashford e kompletoi het-trikun në minutën e parë shtesë të ndeshjes.

United nuk do të ndalej dhe do të shënonte edhe golin e katër, e ku nga penalltia do të shënonte Anthony Martial.

Me këtë fitore, Manchester United prin e vetme në Grupin H me 6 pikë, derisa PSG është në vendin e dytë me tri pikë aq sa ka Leipzig në të tretin. Pa pikë mbetet Instanbul Basaksehir.

(Kosova Sot Online)