Adoleshenti shqiptar nënshkruan kontratë profesionale me klubin e Premierligës

  • G.G /
  • 29 October 2020 - 11:30
Adoleshenti shqiptar nënshkruan kontratë profesionale me klubin e Premierligës

Adrion Pajaziti ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin anglez Fulham, e cila do ta mbajë atë në klub deri në verën e vitit 2022.

Mesfushori shqiptar i lindur në Angli, është rritur në akademinë e klubit nga Premierliga dhe momentalisht luan për ekipin U18 dhe U23 të Fulhamit.

17-vjeçari i bëri tri paraqitje për ekipin U23 të Fulhamit këtë sezon, ndërsa e ka një gol për ekipin U18.

Pajaziti është shprehur i lumtur që ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin nga elita e futbollit anglez.

“Jam shumë i lumtur. Jam pjesë e Fulhamit që shtatë vjet, pra kam kaluar nëpër grupmosha të ndryshme dhe jam i lumtur që tani kam nënshkruar kontratë profesionale. Kjo tregon se unë po përparoj mirë si lojtar dhe klubi ka besim në mua”, tha Pajaziti.

17-vjeçari, i cili e ka përfaqësuar Shqipërinë për ekipin kombëtar U19 në dy ndeshje vitin e kaluar, shpreson se do të luajë më shpesh për ekipin U23 të Fulhamit.

 “Do të doja të luaja më shpesh për ekipin U23 dhe të jem titullar.”

(Kosova Sot Online)