Keoeman zbulon çfarë i tha Messit në fund të ndeshjes

  • G.G /
  • 29 October 2020 - 14:29
Keoeman zbulon çfarë i tha Messit në fund të ndeshjes

Ronald Koeman dhe Lionel Messi nuk kanë probleme.

Kështu thotë trajneri i Barcelonës pas fotos së publikuar në fund të ndeshjes, ku u pa ai me shumë dashuri duke folur me kapitenin e skuadrës së tij ku madje zbuloi edhe se çfarë i tha atij.

Gjithçka ndodhi të mërkurën mbrëma ku Barça fitoi 2-0 në udhëtim te Juventusi.

“Marrëdhënia ime me Leon kurrë nuk ka qenë e komplikuar. Kemi folur qartë në takimin që kemi pasur, kur ai është kthyer ka bërë gjithçka për në që t’i fitojmë ndeshjet. E vetmja gjë që i thash atij në fund të ndeshjes ishte se sfida është dashur të “vritet” shumë më herët”, deklaroi Koeman, pasi Messi shënoi golin për 2-0 në fund të takimit, në minutat shtesë.

(Kosova Sot Online)