Antwerp, e “turpëron” Tottenhamin e Mourinhos

  • A.P /
  • 29 October 2020 - 21:07
Antwerp, e “turpëron” Tottenhamin e Mourinhos

Tottenham Hotspurs është mposhtur sonte në Belgjikë nga skuadra e Royal Antwerp. Vendasit ishin më të mirë dhe kishin rastet më të mira për shënim, derisa Tottenham nuk arriti që të rrezikojë seriozisht portën e Royal

Tottenham i Jose Mourinhos është mposhtur sonte në Belgjikë me rezultat 1-0.

Një ndeshje interesante, me shumë shanse sidomos nga skuadra e Antwerp të cilët kanë pasur mundësi të arta ta fitonin këtë ndeshje me më shumë gola.

Goli i parë dhe i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 29-të, ku do të shënonte Rafaelov pas një kundërsulmi klasik të vendasve.

Në pjesën e dytë Tottenham e kishte posedimin por nuk arriti që të shënoi gol.

Madje, vendasit do të kishin mundur ta thellonin epërsinë po që se do të shfrytëzonin rastet e tyre më mirë.

Pas kësaj humbje të Tottenham, Antwerp arrin në kuadër të 6 pikëve, Tottenham mbetet e dyta kurse vendin e tretë dhe katër e kanë skuadrat e LASK me 3 pikë dhe Ludogorets Razgrad me 0 pikë. 

(Kosova Sot Online)