Zidane: Ajo që ndodhi mes Benzemas dhe Viniciusit, më ka ndodhur edhe mua

  • G.G /
  • 30 October 2020 - 13:31
Zidane: Ajo që ndodhi mes Benzemas dhe Viniciusit, më ka ndodhur edhe mua

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur për atë që ndodhi në Gjermani, në barazimin 2-2 me Borussia Monchengladbachun.

Karim Benzema u kap nga kamerat duke folur për Vinicius Juniorin, me të cilin nuk ishte i kënaqur se si po luante braziliani.

Sido që të jetë, Zizu thotë se mes tyre s’ka asnjë problem, gjithçka është sqaruar.

“Kjo është sqaruar, më e rëndësishme është që ata të flasin mes vete. Nuk është asgjë, sepse gjithmonë ka diçka, ndodh diçka në fushë, është diçka normale. Kanë folur dhe gjithçka është në rregull”, u shpreh Zizu.

“Nuk ka asnjë problem mes Vinicius dhe Benzemas, janë stërvitur mirë dhe më e rëndësishme është që të fokusohemi për ndeshjen e nesërme, gjithçka tjetër është sqaruar”.

“A ka pasur momente të tilla gjatë karrierë? Po Po, natyrisht, jo vetëm unë, edhe mua më kanë folur në fushë. Janë gjëra që ndodhin në fushë”. 

(Kosova Sot Online)