A do ti bashkohet Messis në Barcelonë, tregon Guardiola

  • A.P /
  • 30 October 2020 - 19:51
A do ti bashkohet Messis në Barcelonë, tregon Guardiola

Një kandidat për president i klubit të La Ligas e dëshiron kthimin e trajnerit në Camp Nou, me kontratën e tij që pritet të përfundoi në fund të sezonit

Pep Guardiola ka thënë sot se është i lumtur në Manchester, pasi që kandidati për presidenti të Barcelonës, Victor Font tha se ai dëshiron që ta kthejë atë në Camp Nou.

Trajneri i Manchester City është në vitin e fundit të kontratës së tij në Etihad Stadium dhe ende nuk ka konfirmuar se a do të vazhdojë apo jo.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur këtu, i kënaqur që jam në Manchester dhe shpresoj që të bëj punë të mirë këtë sezon dhe të rrijë edhe më gjatë”, tha ai kur u pyet për një rikthim të ish klubi i tij.

(Kosova Sot Online)