Guardiola, sinjale të qarta Leo Messit

  • S.A /
  • 31 October 2020 - 09:09
Guardiola, sinjale të qarta Leo Messit

Lionel Messi te Manchester City sezonin 2021/22? Gjithçka është e mundshme.

Leo Messi dhe Pep Guardiola ishin shumë afër të punojnë sërish së bashku, por Barcelona prishi gjithçka duke mos e lënë 33-vjeçarin të largohet nga Camp Nou.

Megjithatë, gjithçka mund të ndodhë verën e ardhshme dhe Guardiola ka dhënë sinjale për një lëvizje të tillë pasi ka premtuar se do të qëndrojë shumë gjatë te Man City, diçka që e dëshiron edhe Leo pasi vetëm për shkak të tij, pranoi verën e kaluar që të transferohet në Angli, por në fund gjithçka dështoi për shkak të klauzolës 700 milionë euro.

Leo insistonte se është i lirë të largohet dhe se klauzola nuk është valide, derisa Barça nëmënyra të ndryshme e dokumentoi se klauzola është valide dhe se Leo vetëm në qershor ka mundur të largohet falas – në fund fitoi Barcelona.

“Jam shumë i lumtur”, tha Guardiola të premten.

“Jam i ngazëllyer që gjendem në Manchester dhe shpresoj të bëjmë sezon të mirë për të qëndruar shumë më gjatë”.

Guardiola ka kontratë me Cityn deri në fund të sezonit, por raportohet se Messi mund të ketë ndikim në të gjitha aspektet pasi vetëm me Pep si trajner, do të pranonte ta lërë Barcelonën për Manchester Cityn.

(Kosova Sot Online )