Prokuroria e Kosovës përgjumet para krimit të organizuar, asnjë rast i iniciuar hetimor sipas detyrës zyrtare

Prokuroria e Kosovës përgjumet para krimit të organizuar, asnjë rast i iniciuar hetimor sipas detyrës zyrtare
Prokuroria e Kosovës përgjumet para krimit të organizuar, asnjë rast i iniciuar hetimor sipas detyrës zyrtare

Blerim Burjani

  • 30 October 2020 - 17:54

Shkruan: Blerim Burjani

Deri më tash imazhi i shtetit është dëmtuar shumë nga këto parti, nga të gjitha pa dallim, nga disa më pak e nga disa më shumë. E problemi kryesor në Kosovë mbetet padyshim demokracia e brishtë, sundimi partiak, dhe politika që nuk është në shërbim për qytetarin por sundim ndaj tij. Kjo i ka kushtuar Kosovës mjaft shumë. Prokuroria do të duhej të vepronte exo fficio në të gjitha rastet e dyshimta dhe të ndaloj e prandaj zhvillimin e krimit ekonomik dhe pasurimit pa bazë, si dhe të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Më brengosës së krimi ekonomik është, pasurimi pa bazë ligjore , falja e posteve politike dhe shpërdorimi i parasë publike gjithnjë dhe pa u ndalë. Në Kosovë asgjë nuk po performon mirë dhe nuk ka asnjë përgjegjësi personale as zyrtare e ligjore. Kështu është në të gjitha fushat , s’ka prokurori të pavarur, organet e drejtësisë janë të kapura. Ky është një realitet dhe kështu është një thënie e vazhdueshme që dominon në opinionin publik. Drejtësia realisht po shihet se vlen vetë për të varfëritë por jo edhe për politikanët, për partitë e korruptuar dhe individët e tyre. E kjo kështu nuk është drejtësi por është padrejtësi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".