Hazard, Asensio dhe Benzema startojnë kundër Huescas

  • S.A /
  • 31 October 2020 - 13:36
Hazard, Asensio dhe Benzema startojnë kundër Huescas

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Real Madridit dhe SD Huesca.

Në ‘Alfredo Di Stefano’, aty ku Real Madridi regjistron dy humbje në dy sfidat e fundit, të besuarit e Zinedine Zidane do të tentojnë të ndërrojnë fytyrën.

Zizu nga fillimi e ka inkuadruar Eden Hazardin, derisa Vinicius Junior mbetet vetëm në stol.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 14:00 në kuadër të xhiros së tetë në La Liga, derisa për Realin do të jetë e shtata – ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Reali momentalisht gjendet në pozitën e tretë me 13 pikë. 

(kosova Sot Online )