Ish-gjyqtari i njohur spanjoll: Goli i parë i Real Madridit kundër Interit, i parregullt

  • S.A /
  • 04 November 2020 - 09:37
Ish-gjyqtari i njohur spanjoll: Goli i parë i Real Madridit kundër Interit, i parregullt

Goli hapës i Real Madridit në fitoren 3:2 kundër Interit në Ligën e Kampionëve, i shënuar nga Karim Benzemas, ishte i parregullt sepse se Ferland Mendy kishte shkaktuar faull ndaj Achraf Hakimit paraprakisht, sipas ish-gjyqtarit të njohur spanjoll,  Juan Andujar Oliver.

Goli i sulmuesit francez ishte vendimtar sepse Real Madridi e mundi me rezultat të ngushtë Interin në Alfredo Di Stefano të martën, në një takim të rëndësishëm në Grupin B.

Benzema e shfrytëzoi një top të kthyer mbrapa nga Hakimi dhe shënoi i vetëm përballë portierit Samir Handanovic, por mbrojtësi maroken u pengua jashtëligjshëm nga Mendy derisa po e pasonte topin mbrapa, sipas Andujar Oliver.

Sipas pikëpamjes së ekspertit të referimit ai gol është dashur të anulohej.

“Mendy bëri faull ndaj Achraf në ndërtim të atij aksioni, pak para se lojtari i Interit tenton ta kthejë topin mbrapa”, tha Andujar Oliver për Radio MARCA.

“Francezi e shtyu nga mbrapa Hakimin dhe e nxori jashtë fushës”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )