Lojtari i Spezias zbulon çfarë i tha Ronaldo pas ndeshjes në Serie A

  • S.A /
  • 04 November 2020 - 15:26
Lojtari i Spezias zbulon çfarë i tha Ronaldo pas ndeshjes në Serie A

Sulmuesi i Spezia, Emmanuel Gyasi, ka zbuluar se çfarë i kishte thënë Cristiano Ronaldo pas ndeshjes kundër Juventusit në Serie A të dielën.

Ronaldo u fut në lojë nga stoli në pjesën e dytë dhe i shënoi dy gola në triumfin e Juventusit 4:1 kundër Spezia. Gyasi ka zbuluar në një intervistë se çfarë kishte biseduar me superyllin portugez pas ndeshjes.

“Bisedova pak me Cristiano Ronaldon para se të largohesha nga fusha. I thashë Ronaldos se ai është frymëzim për mua dhe gati për të gjithë futbollistët e tjerë, posaçërisht për të rinjtë”, tregoi Gyasi.

“Ai ishte i lumtur që i dëgjoi ato fjalë nga unë dhe më buzëqeshi. Ai më tha faleminderit shumë vëlla dhe më këshilloi të punoj fort dhe të besoj në ëndrrat e mia duke qenë se në jetë gjithçka është e arritshme”, shtoi ai.

26-vjeçari debutoi në Serie A këtë sezon me Spezia dhe shpreson se do të marrë ftesë edhe nga ekipi kombëtar i Ganës.

“Dua ta përfaqësoj Ganën, prandaj do të vazhdoj të punoj fort në klub.”

(Kosova Sot Online )