Interi po mendon për transferimin e De Paul në janar

  • S.A /
  • 06 November 2020 - 08:49
Interi po mendon për transferimin e De Paul në janar

Inter ka pasur synim të nënshkruajë me N’Golo Kanten ose Tanguy Ndombelen, por asnjëri nuk do t’i bashkohet skuadrës italiane.

Si Kante ashtu edhe Ndombele llogaritën tëpaprekshêm nga skuadrat e tyre Chelsea dhe Tottenham Hotspur.

Kësisoj gjiganti italian ka ndërruar objektivë sa i përket repartit të mesfushës.

Mediat italiane kanë raportuar se Rodrigo De Paul po shihet si lojtari ideal për mesfushën.

26-vjeçari ka shkëlqyer në vitet e fundit me Udinesen dhe ai pëlqehet shumë nga trajneri Antonio Conte.

Gjithsesi edhe çmimi i argjentinasit është dukshëm më i ulët sesa ai i Kantes e Ndombeles.

Inter synon afrimin e lojtarit në janar dhe fillimisht kërkon huazimin e tij gjashtë mujor.

Përveç huazimit, Interi dëshiron ta ketë blerjen obligative për 30 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )