“Herrera vdiq në zhveshtore”

  • E.K /
  • 08 November 2020 - 12:33
 “Herrera vdiq në zhveshtore”

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, i ka thurur lëvdata të veçanta mesfushorit Ander Herrera, pas fitores së skuadrës së vet 3:0 kundër Rennes në Ligue 1 të shtunën.

PSG-ja luajti në mungesë të shumë futbollistëve titullarë kundër skuadrës që renditet në pozitën e tretë në ligë, përfshirë Kylian Mbappe, Neymar dhe Marco Verratti, të cilët janë të lënduar.

Në mungesë të tyre, Herrera i mori frenat në dorë dhe e krijoi golin e Angel Di Maria, i cili u shpall lojtari i ndeshjes pasi shënoi dy herë.

Për Tuchel, megjithatë, ish-mesfushori i Manchester Unitedit meritoi të veçohej.

“Ander ishte i vdekur para ndeshjes. Ai vdiq në zhveshtore sonte”, tha Tuchel.

“Ajo çfarë bëri ai ishte e jashtëzakonshme. Ngjashëm Leandro Paredes”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)