Ter Stegen zemërohet me Gjermaninë, pasi s’u ftua për ndeshjet e nëntorit

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 09:41
Ter Stegen zemërohet me Gjermaninë, pasi s’u ftua për ndeshjet e nëntorit

Marc-Andre ter Stegen është i tërbuar me trajnerin e Gjermanisë, Joachim Low, i cili nuk e ftoi numrin një të Barcelonës për ndeshjet e ekipit kombëtar gjerman këtë muaj, pavarësisht se ai është riaftësuar plotësisht nga lëndimi.

Ter Stegen është ndër lojtarët e pakët të Barçës që nuk do t’iu bashkohen kombëtareve të veta përkatëse gjatë këtij muaji.

Portieri gjerman u rikthye nga lëndimi javën e kaluar dhe shkëlqeu në fitoren e Barcelonës kundër Dynamo Kiev në Ligën e Kampionëve, duke i bërë disa pritje mahnitëse madje.

Ai tregoi formë të lartë edhe në triumfin 5:2 kundër Real Betisit në fundjavë në La Liga, pavarësisht se mungoi për disa muaj pas operacionit që e bëri në gusht.

Duke qenë se Manuel Neuer e ka rikthyer vendin e titullarit në Kombëtare, duke e lënë Ter Stegenin zëvendësues, Joachim Low mbase nuk ka dashur të ngutet ta ftojë portierin e Barçës menjëherë pas riaftësimit nga lëndimi.

Por sipas mediave gjermane, Ter Stegen është i palumtur me vendimin e trajnerit të Kombëtares. 

(Kosova Sot Online)