Jep dorëheqje kryetari i Federatës së Futbollit të Anglisë, pas komenteve raciste

  • E.K /
  • 10 November 2020 - 20:25
 Jep dorëheqje kryetari i Federatës së Futbollit të Anglisë, pas komenteve raciste

Shefi i Federatës së Futbollit në Angli, Greg Clarke ka kërkuar falje pasi kishte përdorur termin “ngjyrë” në një takim me komitetin parlamentar të martën

Clarke ka përcjell këtë javë një takim me UK’s Digital, Culture, Media and Sport (DCMS), në të cilin mbledhje merrte pjesë edhe shefi i Premier Ligës Richard Masters dhe shefi i EFL Rick Parry.

Treshja ishin ftuar për të diskutuar një numër çështjesh për futbollin në Angli, përfshirë Projektin “Fotografia e Madhe” dhe përgjigje për avancimin e sportit pas pandemisë së koronavirusit.

Por, kur janë pyetur për abuzimet e sportisteve në rrjetet sociale, Clarke i është referuar atyre si “futbollist të profilit të lartë me ngjyrë”.

“Njerëzi mund të thonë se nëse je i zi dhe nëse ata nuk i duan njerëzit e zinjë për shkak se ata janë thjesht racist, kështu që ata në mënyrë anonime abuzojnë online”.

Clarke’it ju tha se ka mundësi që ti tërheq komentet për “futbollistë me ngjyrë” dhe ai më pas kërkoi falje.

“Nëse e kam thënë, kërkoj thellësisht falje”, tha Clarke. “Jam një njeri që kam punuar shumë jashtë vendit ku kam punuar shumë në SHBA për disa vite dhe atje kërkohet që të përdoret termi “ngjyra e njerëzve” për shkak se kanë një legjislaturë me shumë diversitet. Ndonjëherë unë i shkel fjalët e mija”.

“Greg Clarke kërkon thellësisht falje për gjuhën e përdorur kur ai i është referuar anëtarëve të një minoriteti etnik gjatë dëgjimit para komitetit sot”, thuhet në një deklaratë të FA të lëshuar për këtë çështje.

“Ai pranoi se termi i përdorur “ngjyrë” nuk është i përshtatshëm dhe kërkoi falje me gjithë zemër gjatë dëgjimit”.

Clarke u vu prapë në presion për komentet dhe fjalimin e tij në lidhje me prejardhjen e individëve që punojnë në zhvillimin e futbollit.

“Nëse shkoni në departamentin e IT të FA ka shumë aziatik jugor dhe afro-karabian. Ata kanë interse të ndryshme në karrierë”, ka thënë ai, derisa po ashtu i është referuar lojtarëve “gay” si zgjedhje e “tyre për të jetuar” dhe ka adresuar kritika që portierët femra të reja “të cilave nuk ju pëlqen t’i godasin fort me topa”.

Shefja ekzektive e programit “Kick it Out, Sanjay Bhandari tha se komentet e Clarke ishin “të papërshtatshme”.

“U shqetësova shumë kur pashë përdorimin e steriotipeve raciste për aziatikët e jugut dhe preferencat e tyre në karrierë. Aty u pasqyruan steriotipe të ngjashme që kisha dëgjuar sa isha në nivel të akademisë së klubit”, tha Bhandari.

“Të jesh homoseksual nuk është një “zgjidhje personale” si thotë ai. Seksizmi kur ai thotë se “vajzat nuk i pëlqejnë topat kur i godasin fort”, është tronditës për të gjitha ne, lërë me për njeriun që udhëheq sportin kombëtarë te ne. Kjo është tërësisht e papranueshme”.

(Kosova Sot Online)