2 lojtarë të tjerë e shkelen ligjin për Serbinë, Federata serbe ofron t’i paguajë gjobat e tyre

  • S.A /
  • 11 November 2020 - 11:49
2 lojtarë të tjerë e shkelen ligjin për Serbinë, Federata serbe ofron t’i paguajë gjobat e tyre

Federata e Futbollit e Serbisë është zotuar se do t’i paguajë gjobat e lojtarëve të Fiorentinës, Dusan Vlahovic dhe Nikola Milenkovic, nëse është e nevojshme, pasi ata e shkelen rregulloren e Covid-19 për ndalimin e udhëtimit jashtë vendit, vetëm e vetëm për t’iu bashkuar Kombëtares së vet.

Serbia do të përballet me Skocinë në finale të play-off për Kampionatin Evropian 2020 këtë të enjte dhe nëse fiton atëherë do ta sigurojë një vend në turneun e verës së ardhshme.

Lojtarëve nga klube të Serie A si Fiorentina, Genoa, Inter, Lazio, Roma dhe Sassuolo u është ndaluar t’iu bashkohen kombëtareve të tyre për shkak se detyrohen të futen në karantinë, sepse në klubet e tyre është gjetur të paktën një rast me koronavirus brenda javës.

Situata në Itali mbetet e paqartë, sepse autoritetet lokale të shëndetësisë i kanë urdhëruar lojtarët të qëndrojnë në klubet e veta përkatëse për shkak të rasteve me Covid-19 në mesin e bashkëlojtarëve të tyre.

Megjithatë, disa prej futbollistëve kanë vendosur ta shpërfillnin ndalesën dhe kanë udhëtuar drejt kombeve të veta përkatëse për të qenë të pranishëm për ndeshjet e rëndësishme.

Kjo do t’u kushtojë atyre me gjoba, sipas mediave italiane.

Pas Sergej Milinkovic-Savic dhe Aleksandar Kolarv të dielën, gjatë kësaj jave Serbisë u janë bashkuar edhe dy futbollistë të tjerë që e kishin të ndaluar udhëtimin, dyshja e Fiorentinws Vlahovic – Milenkovic.

Federata serbe ka thwnw: “Ne u qëndrojmë pranw djelmoshave tanw dhe i pwrkrahim nw tw gjitha mwnyra. FIFA e ka njoftuar Federatwn e Futbollit tw Italisw (pwr largimin e tyre) dhe ne do ta paguajmw gjobwn pwr ta, nwse wshtw e nevojshme”. 

(Kosova Sot Online )