Këto janë kushtet e pa shmangshme që Kosova duhet të ja vë përpara shtetit serb për vazhdimin e dialogut deri në njohje

Këto janë kushtet e pa shmangshme që Kosova duhet të ja vë përpara shtetit serb për vazhdimin e dialogut deri në njohje
Këto janë kushtet e pa shmangshme që Kosova duhet të ja vë përpara shtetit serb për vazhdimin e dialogut deri në njohje

Skender Mulliqi

  • 11 November 2020 - 07:59

Shkruan: Skënder Mulliqi

E para, pala jonë duhet të kërkon, anulimin e atyre marrëveshjeve të nënshkruara, sidomos për temat e interesit shtetëror dhe nacional, që ishin në dëm të Kosovës. E dyta, mos të vazhdohen bisedimet më palën serbe , pa u pranuar pavarësia e Kosovës . E treta, mos të bisedohet më Serbinë e pa reformuar pa dhënë ajo përgjigje për të pagjeturit . E katërta, të kërkohen dëmet e luftës dhe suksesioni.

-Vala e madhe e arrestimeve te ish pjesëtareve të lartë të UÇK-së, dhe arrestimet që pritën të vazhdojnë nga Gjykata Speciale, sigurisht së janë të konstruktuara nga Serbia , e cila e humbi luftën në vitin 1999. Akuzat ndaj krerëve më të lartë të UÇK-së, dihet së bazohen në Raportin e antishqiptarit, Dick Marti. Ne këtë raport të zviceranit Marti akuza kryesore ngritët mbi ish udhëheqësin politike të UÇK-së, Hashim Thaçin, gjoja për transplantim të organeve njerëzore të jo shqiptarëve në Shtëpinë e Verdhë në Burrel të Shqipërisë. Së akuzat kundër UÇK-së kanë qenë të konstruktuara dhe të fabrikuara nga Serbia , e thotë së fundi edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Berisha e përshkruan mirë çështjen e raportit dhe vet, Dick Martin sa ishte anëtar i Këshillit të Evropës, se ai kishte orientime politike pro serbe .Shtetet e BE-së, e dinë fortë mirë së transplantim organesh kanë pasur mundësi më i bërë ushtria dhe paramilitarët e Serbisë gjatë luftës, së i kanë pasur të gjitha mundësit për një punë të tillë anti humane dhe antinjerëzore, siç janë edhe vet serbët më kod gjenetik të prishur. Pse u preferua më këtë rast heshtja kur behët fjalë për Serbinë, është në ndërgjegjen e vrarë të Evropës.

Nuk është asgjë befasuese së të gjithë shqiptarët e zënë peng ose të depërtuar të vrarë në Serbi , ju janë bërë edhe transplantime të organeve .Këtë gjë e kanë q’mistuar vet serbët për ti ngarkuar shqiptarët më një akuzë të pa bërë, dhe tepër të rëndë para opinionit publik botëror. Unë për vete kurrë nuk i kam dëgjuar strukturat më të larta politike të Kosovës , të kenë folur lidhur më transplantimet që i kanë bërë serbët mbi shqiptaret! Kjo është për studim, së si udhëheqësit tanë u treguan shumë diletantë në politikë, sidomos në planin e jashtëm , ku kemi dështuar më ka krejt. Nuk patëm gjë diplomacie dhe njerëz që dinë të plasojnë të vërteten e luftës në Kosovë, natyrisht edhe pse në fakt ajo dihet, por nuk mjafton, nëse ajo heshtet, dhe nuk qitet në letër. Janë për çdo kritikë edhe Akademia jonë e shkencave e cila pak gjë ka bërë në botimin e librave , në gjuhë të ndryshme botërore.

Përjashtim këtu bën historiani dhe shkrimtari i shquar, Jusuf Buxhovi i cili ka botuar deri më sot shume libra, duke e demaskuar politikën ekspansioniste serbe. Shtrohet pyetja logjike, a duhet Kosova ti vazhdon bisedimet më palën serbe? Mua më duket së pas arrestimeve të disa drejtuesve te institucioneve të shtetit, ishte dashur që këto bisedime të vazhdohen më një agjendë , jo të caktuar nga shovinisti Vuçiq, por më një agjendë të Kosovës, kur dihet së nga viti 2008, jemi shtet sovran dhe i pavarur.E pesta, e ndoshta është dashur të renditet si e para, të gjenden forma dhe moduse politike që Serbia të paditet për gjenocid, edhe pse me vonesë.

E gjashta , mos të bisedohet më palën serbe , nëse nuk prangosen të gjithë kriminelët serbë të luftës të cilët po shëtisin lirshëm në Serbi , por edhe në Kosovë. Serbia nuk ka dhënë përgjigje kurrë për asgjë, dhe as për 16 varrezat tjera masive në Serbi, të theksuara së fundi nga politikani Nenad Qanak, por edhe nga Natasha Kandiq, themeluesja e Qendrës për të Drejtën Humanitare e cila ka thënë se Serbia duhet të përgjigjet se ku janë trupat e shqiptarëve të vrarë në Beleg, ku janë trupat e të vrarëve të mbetur në fshatin Kralan, trupat e të vrarëve të mbetur në Izbicë e kudo.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".