Ibrahimovic është moshatar i babait tim, kjo dëshmon se s’ka moshë në futboll – thotë Brahim

  • 11 November 2020 - 12:05
Ibrahimovic është moshatar i babait tim, kjo dëshmon se s’ka moshë në futboll – thotë Brahim

Sulmuesi i Milanit, Brahim Diaz, ka thënë se bashkëlojtari i tij Zlatan Ibrahimovic është moshatar i babait të tij dhe prapëseprapë është në gjendje ta bëjë dallimin në lojën e futbollit.

I huazuar nga Real Madridi, Diaz ka mahitur në muajt e tij të parë në fanellën e Milanit dhe ka zbuluar se 39-vjeçari suedez po i ndihmon të zhvillohet duke i kërkuar shumë punë.

“Ai është moshatar i babait tim, por po vazhdon ta bëjë dallimin. Ai po e dëshmon se nuk ka moshë në futboll”, tha Diaz për Ibrahimovicin.

“Ne e kemi një lidhje të ngushtë; ai më jep këshilla të mira dhe ne kalojmë shumë mirë bashkë. Po flasim për një fitues”, shtoi ai.

Brahim i ka bërë tetë paraqitje me Milanin në të gjitha garat këtë sezon, duke i shënuar tri gola dhe duke e dhënë një asist.

(Kosova Sot Online )