Betim Fazliji pasi debutoi për Kosovën: Çfarë ndjenje e papërshkrueshme

  • S.A /
  • 12 November 2020 - 09:22
Betim Fazliji pasi debutoi për Kosovën: Çfarë ndjenje e papërshkrueshme

Betim Fazliji thotë se nuk ka fjalë ta përshkruajë ndjesinë e debutimit për Kombëtaren e Kosovës, të cilin e arriti në humbjen 2:1 kundër Shqipërisë në një ndeshje miqësore të mërkurën.

Fazliji, i cili luan për St Gallen në Superligën e Zvicrës, u ftua për herë të parë nga Kosova për ndeshjet e nëntorit, kundër Shqipërisë, dhe kundër Sllovenisë dhe Moldavisë në Ligën e Kombeve.

Në një kohë dilemash mes Zvicrës dhe Kosovës dhe si ish-përfaqësues i ekipit kombëtar U20 të Zvicrës, 21-vjeçari në fund zgjodhi ta përfaqësojë atdheun e vet.

Fazliji u lind në Vranje nga prindër shqiptarë të Kosovës.

Pavarësisht përpjekjeve të Zvicrës për t’i siguruar shërbimet e tij, mbrojtësi premtues thotë se e kishte ëndërr ta përfaqësonte Kosovën.

“Një ëndërr sapo është realizuar. Një ndjenjë e papërshkrueshme sot”, shkroi Fazliji në Instagram në mbishkrim e një fotografie me bashkëlojtarët e tij te Kosova.

Ai luajti 90 minuta të plotë në humbjen e verdhekaltërve kundër kuqezinjve në Elbasan Arena.

Fazliji, megjithatë, pritet ta bëjë debutimin zyrtar kundër Sllovenisë apo Moldavisë në ditët në vijim. 

(Kosova Sot Online )