E turpshme për qeveritarët, Natasha Kandiq e ka ngritur zërin për gjetjen e trupave të humbur gjatë luftës në Kosovë më shumë se sa Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës

E turpshme për qeveritarët, Natasha Kandiq e ka ngritur zërin për gjetjen e trupave të humbur gjatë luftës në Kosovë më shumë se sa Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës
E turpshme për qeveritarët, Natasha Kandiq e ka ngritur zërin për gjetjen e trupave të humbur gjatë luftës në Kosovë më shumë se sa Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës

Dardan Grapci

  • 12 November 2020 - 07:10

Shkruan: Dardan Grapci

Nëse Serbia nuk pranon që ti kthej trupat e mbi 1600 qytetarëve të Kosovës në vend, atëherë Vjosa Osmani si ushtruese e detyrës së Presidentit duhet të kërkoj nga EULEXI dhe FBI-ja që ti bëjnë presion të ashpër Serbisë, duke ja kushtëzuar perspektiven evropiane, anëtarësimin në BE, me gjetjen e trupave të viktimave të luftës të varrosura në serbi dhe që ta bëjë kthimin e tyre sa më të shpejtë në vendin e vetë, në territorin e Kosovës.

-Është shumë normal që pas këtyre arrestimeve dhe flet-arresteve ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit të Kosovës dhe të ish shtabit të UCK-s është Serbia. Prej nga momenti kur ka filluar dialogu me Serbinë e cila ka qenë ide e palës Kosovare, flet-arrestet ndaj ish-ushtarëve të UCK-së dhe banorëve të Kosovës kanë filluar të lëshohen nga shteti Serb nëpërmjet shërbimit sekret BIA tek Interpoli e më gjerë, vetëm për ta destabilizuar situatën politike dhe emocionale në vend. Edhe me dashtë tani shteti i Kosovës të mobilizohet si kundër përgjigje dhe për të ju presion nuk munden, duke e ditur që Kosova njëherë nuk e ka Presidentin e vendit, vetëm me zgjedhjen e Presidentit të ri Kosova mundë të kërkojë dhe ti bej presion Serbisë që të zbardhen të gjitha krimet e bëra dhe gjetjen e trupave të vrarë të qytetarëve të Kosovës gjatë luftës së fundit.

Themeluesja e qendrës për të drejtat humanitare, Natasha Kandiq më shumë e ka ngritur zërin për gjetjen dhe kthimin e trupave të humbur gjatë luftës në Kosovë, se sa Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës. Gjykimet ndaj Thaçit dhe komandantëve të tjerë kanë qenë të panevojshme, por jam i bindur që këta burra të cilët kanë luftuar për çlirimin e Kosovës, do të dalin faqe-bardhë dhe do të kthehen shëndosh e mirë në Kosovë dhe tek familjet e tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".