Nuk është Ronaldo, por Kosovare Asllani – shënon dhe feston si Cristiano

  • S.A /
  • 12 November 2020 - 11:31
Nuk është Ronaldo, por Kosovare Asllani – shënon dhe feston si Cristiano

Futbollistja me prejardhje shqiptare, Kosovare Asllani, po vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Real Madridit.

Reali humbi me përmbysje në udhëtim te Tenerife, por Asllani e gjeti sërish golin për Los Blancos.

Ajo shënoi nga pika e bardhë për 0-1 në minutën e 55’, për ta kaluar Realin në epërsi.

Asllani madje u pa duke festuar shumë ngjashëm si Cristiano Ronaldo.

Por, Los Blancos nuk arritën ta ruajnë rezultatin dhe në fund, humbën me përmbysje 2-1.

Sido që të jetë, kjo nuk e zbeh formën e sulmueses shqiptare që tashmë ka shkuar në kuotën e shtatë golave në vetëm gjashtë paraqitje këtë edicion. 

(Kosova Sot Online )