Rikthehen De Ligt dhe Sandro

  • S.A /
  • 12 November 2020 - 14:16
Rikthehen De Ligt dhe Sandro

Matthijs de Ligt dhe Alex Sandro janë të gatshëm që të rikthehen në skuadrën e Juventusit pas ndeshjeve me kombëtaret, por Federico Chiesa dhe Giorgio Chiellini vijojnë të jenë të lënduar.

Juventusi do të rikthehet sot në stërvitje pas tri ditëve pushim që trajneri Andrea Pirlo i kishte dhënë skuadrës.

De Ligt dhe Alex Sandro pritet që të jenë të gatshëm në ndeshjen kundër Cagliarit me 21 nëntor, menjëherë pas ndeshjeve të kombëtareve.

Mbrojtësi holandez, ka stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës gjatë muajit të kaluar, por nuk ka zhvilluar ndonjë ndeshje teksa e ka kompletuar shërimin e tij të plot pas operacionit në muajin gusht.

Alex Sandro gjithashtu kishte pësuar një lëndim në muajin shtator, njëlloj si De Ligt ende nuk ka debutuar në këtë sezon.

Federico Chiesa ka pësuar një lëndim muskulor në ndeshjen kundër Lazios javën e kaluar, prandaj zonja e vjetër e ka mbajtur në Torino duke mos e lejuar që të udhëtojë për ndeshjet me kombëtaren.

Ndërsa qendërmbrojtësi Chiellini kishte pësuar lëndim muskulor para ndeshjes me Lazion, i cili pritet që të mungojë rreth një muaj.

(Kosova Sot Online )