Kompletohen grupet për ‘EURO 2020’

  • S.A /
  • 13 November 2020 - 10:45
Kompletohen grupet për ‘EURO 2020’

Kompletohen 24 kombëtaret të cilat do të përballen në ‘EURO 2020’ gjatë verës së ardhshme, i shtyrë për vitin 2021 shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Evropiani në vitin 2021 do të mbahet në 12 shtete gjatë muajit qershor dhe korrik.

Pas finaleve të “play-off” në kuadër të Ligës së Kombeve, siguruan vend kombëtaret si Hungaria, Sllovakia, Skocia dhe Maqedonia e Veriut, për t’i kompletuar grupet.

Hungaria do të jetë në grupin F, me Francën, Portugalinë dhe Gjermanin, ndërsa Sllovakia në grupin E, me Spanjën, Suedinë dhe Poloninë.

Skocia do të jetë pjesë e grupit D, me Anglinë, Kroacinë dhe Çekinë, dhe për herë të parë Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e Evropianit dhe është në grupin C, me Holandën, Ukrainën dhe Austrinë.

Hungaria dhe Sllovakia që të dyja do të luajnë disa nga ndeshje e tyre në shtëpi, pasi që Budapesti dhe Glasgow janë pjesë e qyteteve që do të zhvillohen ndeshjet e evropianit, së bashku me Londrën, Bilbaon, Munichin, Bakun, Romën, Kopenhagën, Dublin, Amsterdam, Bukureshtin dhe Shën Petersburgun. 

(Kosova Sot Online )