“Barça ka nevojë që të blejë edhe një apo dy sulmues”

  • S.A /
  • 13 November 2020 - 13:22
“Barça ka nevojë që të blejë edhe një apo dy sulmues”

Rivaldo beson se Barcelona ka nevojë edhe ndoshta për dy sulmues.

Barça, ashtu si Real Madridi, ka probleme në fazën e sulmit, ani pse në skuadër ka emra si Lionel Messi, Antoine Griezman, Ousmane Dembele dhe talentin e dëmtuar, Ansu Fati.

Por, sipas legjendës së katalunasve, Rivaldo, këta nuk janë të mjaftueshëm.

Ai beson se Ronald Koeman ka nevojë për disa futbollistë të tjerë në sulm për të qenë më të frikshëm.

“Mendoj se Barcelona është dashur të blejë para se të lëndohet Ansu Fati, tani mendoj edhe më shumë”, u shpreh Rivaldo.

“Klubi duhet të tentojë të blejë një apo dy sulmues nëse duan të luftojnë për Champions League”.

“Koeman duhet të ketë më shumë opsione në sulm për të menaxhuar më mirë formacionin në ndeshje të mëdha të rëndësishme. Ansu po luante mirë, po fitonte besimin e duhur për t’u bërë më i rëndësishëm në skuadër, mungesa e tij është një tjetër goditje për trajnerin”.

(Kosova Sot Online )