Shpërthen në lot gëzimi lojtari i San Marinos, pasi kombëtarja e tij e arrin barazimin e dytë radhazi

  • E.K /
  • 15 November 2020 - 15:02
 Shpërthen në lot gëzimi lojtari i San Marinos, pasi kombëtarja e tij e arrin barazimin e dytë radhazi

San Marino e shmangi disfatën për ndeshjen e dytë garuese radhazi të shtunën dhe kjo arritje i ka bërë futbollistët e kësaj kombëtareje të derdhin lot gëzimi.

San Mario – e përbërë nga futbollistë që me profesion primar janë dentistë, llogaritarë dhe bankierë – është kombëtarja më e dobët në botë në bazë të statistikave.

San Mario i ka humbur 147 prej 150 ndeshjeve deri tani duke i pranuar plot 669 gola.

Por tani, për herë të parë në historinë e vet, skuadra e trajnerit Frank Varella i ka regjistruar dy barazime radhazi pa gola në ndeshjet e Ligës së Kombeve, kundër Lihtenshtajnit dhe Gjibraltarit.  

Barazimi i djeshëm në shtëpi ishte edhe më mahnitës duke qenë se kapiteni i San Marios Davide Simoncini u përjashtua nga loja katër minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë.

Barazimi i dytë radhazi pa pranuar asnjë gol kishte rëndësi shumë të madhe për lojtarët e San Marios dhe këtë e dëshmoi qendërmbrojtësi Dante Rossi, i cili nuk mundi t’iu përmbahet emocioneve pas ndeshjes.

(Kosova Sot Online)