Sllovenia 2:1 Kosova, notat “Dardanëve”

  • G.G /
  • 16 November 2020 - 07:56
Sllovenia 2:1 Kosova, notat “Dardanëve”

“Dardanët” nuk rezistojnë në Ljublanë. Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar humbje nga Sllovenia në Ligën e Kombeve.

Në ndeshjen që u zhvillua në “Stadion Stozice”, Kosova është mposhtur nga skuadra që drejtohet nga Matjaz Kek.

Ndeshja e vlefshme për grupin C3 u mbyll me rezultat 2:1, me dy skuadrat që kishin raste të shumta shënimi.

Lojtari i ndeshjes te Përfaqësuesja e Kosovës ishte kapiteni Amir Rrahmani që u vlerësua me notën maksimale 7.9.

Me notë të mirë u vlerësua edhe Vedat Muriqi që shënoi golin e parë. Sulmuesi i Lazios mori notën 7.5.

Me notën më të dobët te “Dardanët” u vlerësuan katër futbollistë, Valon Berisha, Anel Rashkaj, Fidan Aliti e Florent Hadergjonaj u vlerësuan me notën 6.3.

Këto janë notat e dy skuadrave:

(Kosova Sot Online)