Ish-presidenti e di çfarë po ndodh me Eriksenin, “Kantén dhe Koulibalyn do t’i kisha marrë në Inter”

  • E.K /
  • 16 November 2020 - 18:44
 Ish-presidenti e di çfarë po ndodh me Eriksenin, “Kantén dhe Koulibalyn do t’i kisha marrë në Inter”

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, në një prononcim të gjatë foli për shumë tema aktuale dhe atë se çfarë po ndodh me Christian Eriksenin.

Ai thotë deri në njëfarë pike e kupton Antonio Conten.

Sipas tij, sado i mirë të jetë një futbollist, thjesht nuk funksionin për arsye të ndryshme.

Eriksen po luan shumë pak dhe ka zëra se mund të largohet në janar.

“Eriksen? Ndodh që merr lojtarë të talentuar, të cilët për çfarëdo arsye, temperamenti ose për çështje kohe, nuk arrijnë të jenë të suksesshëm. Kjo është ajo që po ndodh me Eriksenin, Në futboll duhet të jesh i durueshëm, por deri në një pikë të caktuar. Unë mendoj se nëse kjo situatë do të vazhdojë, Interi mund ta shkëmbejë me një lojtar tjetër”, u shpreh ai.

Foli edhe për dyshen që lidhen me Interin, N’Golo Kante dhe Kalidou Koulibaly.

“Kanté do të ishte një lojtar shumë i dobishëm për ekipin, gjithashtu do të kisha marrë Koulibaly, i cili është mbrojtësi më i mirë në Europë”.

(Kosova Sot Online)