Ndodh edhe kjo, Enrique i hutuar – nuk e di se Zvicra luajti me 10 lojtarë kundër Spanjës

  • E.K /
  • 16 November 2020 - 19:00
 Ndodh edhe kjo, Enrique i hutuar – nuk e di se Zvicra luajti me 10 lojtarë kundër Spanjës

Luis Enriques i ndodhi edhe kjo.

Trajneri i Spanjës edhe 48 orë pas ndeshjes me Zvicrën, nuk është në dijeni, ose të paktën deri sot nuk ishte në dijeni se kundërshtari luajti me 10 lojtarë për disa minuta.

Nico Elvedi u përjashtua me të kuq, pasi mori dy të verdhë gjatë ndeshjes, fillimisht në minutën e 15’ dhe më pas në atë të 79’.

Por, Enrique e kuptoi diçka të tillë vetëm sot në konferencën për media para ndeshjes me Gjermaninë, reagimi i tij i tregon të gjitha.

(Kosova Sot Online)