“Neymar perfekt me Xavin si trajner, por nuk është në planet e mia”

  • E.K /
  • 16 November 2020 - 23:06
 “Neymar perfekt me Xavin si trajner, por nuk është në planet e mia”

Kandidati për presidenti të Barcelonës, Victor Font, ka folur në lidhje me të ardhmen e mundshme të Neymarit në Spanjë.

Ai mendon se braziliani do të ishte perfekt në një projekt që do të udhëhiqej nga Xavi.

“Në aspektin sportiv mendoj se Neymar do të ishte perfekt për Barcelonën në një projekt që do të udhëhiqej nga Xaci Hernandez. A do ta tentoj? Jo. Nuk do ta tentoj Neymarin”, deklaroi ai.

“Ai nuk do të jetë në planet e mia për mënyrën se si iku nga klubi vetëm pak ditë para fillimit të kampionatit në Spanjë”, tha pretendenti për t’u bërë president i Barcelonës.

Për katër sezone në Barcelona, Neymar bëri 186 paraqitje, ka shënuar 105 gola.

(Kosova Sot Online)