Lojtari i Kazakistanit e komenton golin që ia shënoi Shqipërisë nga pika e mesfushës

  • G.G /
  • 17 nëntor 2020 - 13:15
Lojtari i Kazakistanit e komenton golin që ia shënoi Shqipërisë nga pika e mesfushës

Aibol Abiken e ka komentuar golin e ëndërruar që ia shënoi Shqipërisë në humbjen e Kazakistanit në Ligën e Kombeve në fundjavë, duke treguar se kishte vendosur të gjuante pasi e kishte parë Etrit Berishën duke bredhur jashtë portës së vet.

Goli i tij i jashtëzakonshëm kundër Berishës nga mesi i fushës nuk i vlejti Kazakistanit për të marrë qoftë edhe 1 pikë në Air Albania ndaj kuqezinjve, megjithatë.

Kjo pasi Kazakistani u mposht 3:1 nga Shqipëria në një ndeshje të mbizotëruar nga kuqezinjtë.

Në një intervistë për mediat kazake, mesfushori Aibol Abiken u kërkoi falje tifozëve për atë disfatë ndaj kombëtares shqiptare.

“Së pari, në emër të të gjithë ekipit, unë do të doja t’u kërkoja falje tifozëve të Kazakistanit. Fatkeqësisht, në nuk fituam”, tha ai.

Ndërsa golin nga mesi i fushës e komentoi kështu: “Derisa u afruam në qendër të fushës, e pashë portierin që largohej nga porta dhe e shfrytëzova rastin”.

“Ne duhet të mundim Lituaninë në shtëpi, nuk ka vend për t’u tërhequr, ne do të bëjmë më të mirë”, përfundoi Abiken”, shtoi ai. 

https://tiger.cdnja.co/v/5r/5rXjz.mp4?secure=4KgVaRFU7xhri_xKFBhV2Q&expires=1605623400

(Kosova Sot Online)