Ish-portieri i Milanit: Napoli dhe Milani mund të fitojnë titullin në Seria A

  • G.G /
  • 19 November 2020 - 13:08
Ish-portieri i Milanit: Napoli dhe Milani mund të fitojnë titullin në Seria A

Ish-portieri i skuadrës kuqezi, Christian Abiatti, beson se Milani dhe Napoli mund të luftojnë për Scudetto.

Abbiati ka folur para takimit të së dielës mbrëma në mes këtyre dy skuadrave.

43-vjeçari ka fituar tri tituj të Seria A, një Kupë të Italisë dhe Ligën e Kampionëve, sa ishte pjesë e klubit kuqezi, dhe beson se Milani dhe Napoli janë konkurrentë për titull këtë sezon.

Kryesuesit e tabelës janë tri pikë para Napolit pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, ata do të udhëtojnë drejt San Paolos për takimin e së dielës mbrëma.

“Unë mund të them qe të dy klubet mund të luftojnë deri në fund për vendin e parë”, u deklarua Abbiati.

“Do të jetë një kampionat i mirë, me katër apo pesë pretendentë, së bashku me këto dyja”.

“Por, edhe në rast se Milani fiton të dielën, është ende herët të mendojnë për Scudetto”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)