Krasniqi stoliset me medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian 2020 në Pragë

  • S.A /
  • 19 November 2020 - 16:19
Krasniqi stoliset me  medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian 2020 në Pragë

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian 2020 në kategorinë deri në 48 kilogramë, pasi e mposhti xhudisten franceze Melanie Clement.

Krasniqi ishte fantastike duke e fituar finalen në Pragë të Republikës së Çekisë, pasi e hodhi në dysheme francezen dhe e detyroi të dorëzohej.

(Kosova Sot Online )