Zyrtare: Napoli konfirmon se Amir Rrahmani ka rezultuar pozitiv me COVID-19

  • S.A /
  • 20 November 2020 - 16:26
Zyrtare: Napoli konfirmon se Amir Rrahmani ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Më të mbërritur në Itali, Rrahmani ka bërë testin për Covid-19 dhe ka rezultuar i infektuar. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi i Napolit në llogarinë e tyre zyrtare në “Twitter”:

“Pas kthimit nga ekipi i tij kombëtar, bëri edhe testin në këtë mëngjes ku Amir Rrahmani doli pozitiv me Covid-19”. “Lojtari nuk i është lejuar kontakti me bashkëlojtarët e tjerë dhe tani do të vëzhgojë periudhën e izolimit në shtëpinë e tij”, thuhet në njoftimin e Napolit.

Kujtojmë që lojtari ka bërë disa herë teste sa ishte në grumbullim me Kosovën, por që në të gjitha rastet kishte rezultuar negativ.

(Kosova Sot Online )