Ankohet Klopp: “Rrezikojmë të mos i kemi as 11 lojtarë për të mbyllur kampionatin”!

  • S.A /
  • 23 November 2020 - 13:10
Ankohet Klopp: “Rrezikojmë të mos i kemi as 11 lojtarë për të mbyllur kampionatin”!

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është ankuar rreth kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve të skuadrës së tij. Liverpooli të mërkurën do ta presë Atalantën ne “Anfield Road” në ndeshjen e Ligës së kampionëve, kurse të shtunën do të luajë si mysafir ndaj Brightonit.

Kjo ka bërë që trajneri gjerman t’u ankohet transmetuesve të Premier Leagues, duke kërkuar prej tyre që të marrin në konsideratë gjendjen e futbollistëve që po u ndodh në fusha si rezultat i angazhimeve të shpeshta.

“Dy transmetuesit duhet të bien dakord, pasi nëse vazhdojmë të luajmë të dielave, të mërkurave e sërish të shtunën, rrezikojmë të mos i kemi as 11 futbollistë për të mbyllur kampionatin. Nuk flas vetëm për Liverpool, por për të gjitha klubet. Shikoni Piquen, që u lëndua rëndë, Saka gjithashtu. Ky i fundit luajti të tre ndeshjet edhe me Anglinë. Ju thoni të bëjmë rotacion, por me kë të bëjmë rotacion. Ne kemi disa alternativa vetëm në sulm dhe pastaj të tjerët janë emra të rinj, pa eksperiencë”, tha Klopp.

(Kosova Sot Online )