Ronaldo nuk trajtohet veçantë nga Pirlo

  • A.P /
  • 23 November 2020 - 23:13
Ronaldo nuk trajtohet veçantë nga Pirlo

Si Cristiano Ronaldo, si Gianluca Frabotta apo Manolo Portanova të akademisë, për Andrea Pirlon janë të njëjtë.

Trajneri i ‘Zonjës së Vjetër’, para ndeshjes në Ligën e Kampionëve, është pyetur për marrëdhëniet që ka me Cristiano Ronaldon.

“Sillem me të si me gjithë të tjerët. E trajtoj atë në të njëjtën mënyrë siç i trajtoj Gianluca Frabottan dhe Manolo Portanovan që kanë ardhur nga U-23, kështu jam unë, jam mësuar të veprojë kështu kur isha futbollist”.

Natyrisht, Pirlo nuk e mohon se te Juve të gjithë sytë i kanë nga Ronaldo, për të arritur diçka të madhe këtë edicion, veçuar Ligën e Kampionëve, trofe që nuk e ka fituar ‘Zonja e Vjetër’ për më shumë se 20 vjet.

(Kosova Sot Online)