Roy Jones deklarohet para duelit të 28 nëntorit: Mike Tyson duhet të ketë frikë nga unë

  • S.A /
  • 24 November 2020 - 11:03
Roy Jones deklarohet  para duelit të  28 nëntorit: Mike Tyson duhet të ketë frikë nga unë

Boksieri amerikan Roy Jones Jr po përgatitet fort për duelin e 28 nëntorit ndaj Mike Tyson, një përballje mes ish-kampionëve të botës, legjenda në këtë sport.

Pavarësisht se “Iron Mike” ka mbushur faqen e parë të mediave me formën e tij dhe kërcënimet se për të kjo nuk është një sfidë “show” edhe Jones duket në formë të shkëlqyer.

Jones, 66 fitore e 9 humbje në karrierën e tij, shprehet se është gati dhe se nuk e nis duelin si humbës.

“Unë nuk jam boksier anonim, kam një karrierë të gjatë mbi shpatulla, jam ish-kampion bote. E di se përballë kam Mike Tyson, por edhe ai duhet të ketë frikë nga unë. Jam në formë, di të mbroj mirë dhe reflekset e dikurshme nuk i kam humbur. Këtë gjë do ta shihni në ring”, tha Roy Jones.

Sfida do të zhvillohet më 28 nëntor në Kaliforni, një duel me 8 raunde, me nga 2 minuta secili.

(Kosova Sot Online )