Ish-praktikantja te New York City akuzon David Villan për ngacmim seksual

  • S.A /
  • 24 November 2020 - 13:15
Ish-praktikantja te New York City akuzon David Villan për ngacmim seksual

Një ish-praktikante në New York City FC thotë se ajo ishte ngacmuar seksualisht nga David Villa dhe klubi nuk arriti t’i merrte seriozisht ankesat e saj.

Skyler Badillo filloi të kontaktonte me ish-sulmuesin e Barcelonës, në kohën sa punonte me stafin trajnues të klubit.

Badillo, e cila ishte 20 vjeçe kur u bashkua me ekipin, thotë se Villa i tha asaj vazhdimisht se ai e donte atë dhe e preku në mënyrë të bezdisshme.

Ajo gjithashtu tregoi se Villa, i cili luajti për NYC FC nga 2014 në 2018, i ofroi asaj alkool kur ishte nën moshën e ligjshme për të pirë .

“Ai filloi të më pyeste se çfarë lloj alkooli pi, unë isha 20 vjeç në atë kohë”, u deklarua Skyler.

“Unë iu përgjigja që nuk pi me të vërtetë, ai po pyeste se vazhdimisht, ‘çfarë lloj alkooli duhet të blej’ në mënyrë që të shkoja në apartamentin e tij për festë. Shikova ndihmës trajnerin e NYC FC, Melvyn Pamplona dhe i thashë se unë nuk mendoj se kjo është një bisedë e mirë për tu zhvilluar, duke shpresuar se ai do të më ndihmonte, dhe përgjigjja e tij ishte, mirë ishte vetëm një pyetje”.

Ndërsa një përfaqësues i Villas tha se pretendimet e Badillo janë “të pavërteta”

“Ndërsa Villa nuk është përballur kurrë me këtë lloj çështje më parë, ai e vlerëson seriozitetin e kësaj çështje dhe beson se është e rëndësishme të inkurajohen njerëzit të flasin për shqetësimet e tyre”, tha ai.

“Kur David mësoi për herë të parë për këtë situatë dy vjet pasi ai tashmë ishte larguar nga ekipi, ai bashkëpunoi plotësisht me hetimin dhe siç ka thënë që nga fillimi – çdo akuzë për sjellje të papërshtatshme është e pavërtetë”.

Villa u largua nga NYC FC në fund të sezonit 2018. Klubi nisi një hetim mbi pretendimet e Badillo këtë verë dhe arriti në përfundimin se kishte pasur dështime në sistemin e tij, por nuk përmendi Villa me emër.

(Kosova Sot Online )