Pamje e re ku Messi shihet i mërzitur, kokulur dhe i vetmuar nga skuadra

  • S.A /
  • 24 November 2020 - 15:45
Pamje e  re ku Messi shihet i mërzitur, kokulur dhe i vetmuar nga skuadra

Lionel Messi sërish bëhet temë në futbollin evropian. Për argjentinasin po thuhet sërish së është i zhgënjyer në Barcelonë.

Trajneri Ronald Koeman ka vendosur të mos e marrë Messin me ekipin e tij në Ukrainë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dinamos së Kievit me arsyetimin se ylli i skuadrës ka nevojë për pushim pas angazhimeve në kampionat dhe qetësisë që e ka momentalisht skuadra në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, në stërvitjen e së hënës që e ka zhvilluar Barcelona, një video që po bën xhiron e botës, Messi shihet kokulur dhe i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës, ndërkohë shihet i mërzitur duke ecur i vetëm.

Menjëherë këto pamje të Messit kanë filluar të përhapen në internet kur dihet se prej kohësh përflitet dhe pritet largimi i tij nga gjiganti katalunas.

(Kosova Sot Online )