Mesfushori i Milanit fiton derbin, por e humb një dhëmb

  • S.A /
  • 24 November 2020 - 15:40
Mesfushori i Milanit fiton derbin, por e humb një dhëmb

Mesfushori i AC Milan, Franck Kessie, u pa i përgjakur pas një beteje me sulmuesin e Napolit, Matteo Politano, gjatë ndeshjes së të dielës mbrëma.

Skuadra e Milanos ka njoftuar, që Kessie pësoi një dëmtim gjatë ndërhyrjes së Politanos në ndeshjen e zhvilluar të dielën.

Gjatë pjesës së parë, Kessie u godit me bërryl në fytyrë nga Politano, dhe la mesfushorin e Milanos pa një dhëmb.

Nga pamjet televizive u pa që Kessie pështynte vazhdimisht gjak, por që arbitri Paolo Valeri nuk e ndali as faull.

Milan fitoi ndeshjen në udhëtim kundër Napolit, falë dy golave të Zlatan Ibrahimovic dhe një të Jans Hauge, dhe duke e vazhduar ecurinë pa humbje në Seria A.

Kuqezinjtë janë të parët në tabelë, me dy pikë më shumë se sa vendi i dytë, ndërsa të dielën do të zhvillojë ndeshjen e xhiros së nëntë, kundër Fiorentinës.

(Kosova Sot Online )