Strakosha ishte pozitiv me COVID

  • A.P /
  • 24 November 2020 - 19:00
Strakosha ishte pozitiv me COVID

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, një hetim në testet e Lazio në COVID-19 ka zbuluar se Ciro Immobile dhe Lucas Leiva nuk ishin pozitiv me Covid, por Thomas Strakosha ka qenë pozitiv

Hetimi është bërë në laboratorin Futura Diagnostica në Avellino, i cili ka bërë testet për koronavirus të Lazio deri me tani në këtë sezon.

Shumë pyetje janë ngritur kur disa lojtarë janë testuar pozitiv në UEFA dhe Lega Serie A, por negativ në ato që ka bërë klubi.

Agjencia e lajmeve ANSA raporton se këto teste janë bërë gjatë 6 nëntori ishin ri-ekzaminuar dhe rezultatet e njëjta kishin rezultuar për Immobile dhe Leiva, të cilët ishin negativë.

Megjithatë, portierit Strakosha i ishte thënë nga laboratori se nuk e ka virusin, por ai ishte testuar pozitiv gjatë ritestimeve në të nesërmen.

Sky Sport Italia raporton se janë katër laboratorë të ndryshme që kanë testuar të njëjtit lojtarë gjatë të njëjtës javë, para ndeshjes Lazio-Juventus që dha katër rezultate të ndryshme.

Por, në një pikë kjo përkon me atë që ka thënë Lazio, që sistemi i testimit për momentin është tepër i brishtë dhe ka interpretime të ndryshme për futbollistët që janë pozitivë apo negativë me COVID-19. 

(Kosova Sot Online)